“Dita jonë” kujton Winston Churchill, kryeministri britanik që mbajti qëndrim stoik përballë nazistëve

Winston Churchill ishte politikan britanik, i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu shërbeu si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në dy raste: mandati i tij i parë filloi në 1940 dhe ai u rikthye në detyrë në 1951. 

Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Winston Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i çmimit Nobel për letërsi.

Ai vdiq më 24 janar 1965 në Londër, në moshën 90-vjeçare, në të njëjtën datë, kur u nda nga jeta dhe babai i tij 70 vite më parë./A2news/

Read Previous

Del në ankand për 13 milionë dollarë Stradivariusi i mjeshtrit të Ajnshtajnit

Read Next

Zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol, mund të ketë rreth 3 mijë civilë