Zbulohet data kur pritet Mbappe të prezantohet në Santiago Bernabeu

Saga e Kylian Mbappes më në fund ka përfunduar pasi francezi iu bashkua zyrtarisht Real Madridit më 3 qershor.

Pyetja e vetme e madhe tani është se kur do të prezantohet zyrtarisht ylli 25-vjeçar para tifozëve në Santiago Bernabeut?

Relevo duket se tashmë e ka përgjigjen, duke ofruar një datë se kur mund të prezantohet Mbappe në stadiumin e Real Madridit.

Zbulimi madhështor është planifikuar për më 16 korrik, vetëm dy ditë pas finales së Euro 2024.

Arena prej 80,000 vendesh pritet të jetë e mbushur plot.

Imagjinoni sikur Mbappe të fitojë Eurot me Les Bleus. Mund të ketë shumë festime për të. /Telegrafi/

Read Previous

NATO për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës: Puna jonë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë pa dallim

Read Next

Raporti i OKB-së: Forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë ushtruar dhunë me bazë gjinore