Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

Me datë 3 dhjetor 2021 në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar për media.

”Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës. Andaj ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg:

1.Stoli te ndryshme argjendi

2. Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)

3. Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme ,

4. Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.”

Read Previous

Sveçla në Brdo të Sllovenisë flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Read Next

Kosova prezantohet në panairin e turizmit në Izmir