Zbulime të reja arkeologjike në Hisar të Suharekës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka  njoftuar për zbulime të reja dhe të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin e Hisarit në Suharekë.

MKRS, përmes një njoftimi në Facebok, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në afërsi të këtij lokaliteti janë gjurmuar zbulime të rëndësishme që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.

Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”, thuhet në njoftimin. /RTKlive

Read Previous

Tregu, vendi ku bujqit i shesin produktet që i kultivojnë në fshatrat e Gjakovës

Read Next

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll