Karakteristika është e ngjashme me opsionin që tashmë ekziston prej kohësh në Snapchat dhe Instagram.
Kur bëni fotografi në WhatsApp-in, përdoruesit mund të zgjedhin ikonën e kohëmatësit për ta vendosur fotografinë në “shiko në një”.
Facebook e shet këtë veçori si një nga opsionet e “momenteve private” ose për dërgimin e informacioneve potencialisht të ndjeshme si fjalëkalimet Wi-Fi.
Si gjithmonë, njerëzit duhet të kenë kujdes se sa “privat” janë mesazhe të tilla.
/GazetaExpress/