Apple pritet t’i lansojë në shtator produktet më të reja

Apple po planifikon të mbajë një seri ngjarjesh në shtator për të lansuar produktet më të reja, sipas një raporti të DigiTimes.

Sipas raportit, Apple-i këtë vjeshtë planifikon të lansojë iPhone 13, iPad Mini 6, Apple Watch Series 7, AirPodsat e ri dhe MacBooksin e ri.

Ndonëse Apple ende nuk ka konfirmuar ndonjë datë, një raport i mëparshëm nga Wedbush ka bërë të ditur se një ngjarje për të lansuar iPhonin më të ri pritet të mbahet saktësisht më 4 shtator.

Mbajtja e disa ngjarjeve të njëpasnjëshme brenda një muaji për të promovuar disa produkte të reja, mund të jetë ngarkesë e madhe edhe për vetë Apple-in.

Në vitin 2019, Apple kishte lansuar iPhone, Apple Watch dhe iPadin në të njëjtën ditë, derisa në vitin 2020 ishin mbajtur tri ngjarje ndaras për të lansuar iPhonin e ri, iPadsin dhe Macs.

/GazetaExpress/

Read Previous

Valon Syla: Më shtrenjtë kushton një mindil i Vitisë, se paga ditore e mjekëve

Read Next

Whatsapp shton opsionin që fotografitë zhduken pasi t’i shikoni