Whatsapp shton opsionin që fotografitë zhduken pasi t’i shikoni

Karakteristika është e ngjashme me opsionin që tashmë ekziston prej kohësh në Snapchat dhe Instagram.

Kur bëni fotografi në WhatsApp-in, përdoruesit mund të zgjedhin ikonën e kohëmatësit për ta vendosur fotografinë në “shiko në një”.

Facebook e shet këtë veçori si një nga opsionet e “momenteve private” ose për dërgimin e informacioneve potencialisht të ndjeshme si fjalëkalimet Wi-Fi.

Si gjithmonë, njerëzit duhet të kenë kujdes se sa “privat” janë mesazhe të tilla.

/GazetaExpress/

Read Previous

Apple pritet t’i lansojë në shtator produktet më të reja

Read Next

Ushqimi që mund të jetë shkaktar i rënies së flokëve