Vrasja në Mitrovicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e sotme që ndodhi në Mitrovicë, ku tha se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Sipas policisë, i dyshuari rreth orës 09:45 kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F.Z., 45-vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e më pas në ShSKUK.

““Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i  plagosuri  viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion”.

“Nga  hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor  si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kultivoi 462 bimë kanabis në arën me misër, arrestohet

Read Next

Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” Bjellorusinë