Vlora Çitaku: Pa UÇK nuk do të kishte FSK

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i është bashkuar debatit që shkaktoi presidentja Vjosa Osmani në një shkrim dedikuar përvjetorit të betejës së Koshares.

Çitaku thotë se pa UÇK nuk do të kishte pasur as FSK.

Çitaku në të kaluarën ka qenë pjesë e proceseve të brendshme politike që lidhen edhe me transformimin e UÇK-së në TMK.

“I mbaj mend shumë mirë negociatat për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së.

TMK lindi aty, ndonëse nuk ishte paraparë në marrëveshjen e Rambujesë. Apo Bilall Sherifi?

Njëjtë, TMK me shumë mund u transformua në FSK.  Njëjtë, me shumë mund u transformua edhe mandati i FSK-së.

E kam ndjekur këtë proces hap pas hapi. Aty e këtu kam kontribuar, aq sa kam mundur. Por, e them me bindje të plotë:

Pa UÇK nuk do të kishte FSK.

Ka plot shtete që nuk kanë ushtri. Dhe të mos gabohemi, Kosovën, pa dyshim, e mbajnë të sigurt aleancat e ndërtuara ndër vite.

Por, kur e them, e them si dëshmitare dhe protagoniste:

Pa UÇK nuk do të kishte FSK!

E paçim, e u krenohshim”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Read Previous

A do të mbahen hapur xhamitë këtë Ramazan?

Read Next

Gazetari grek vritet pranë shtëpisë së tij me 17 plumba