Pas raportimeve të Sinjalit se në prangat e Policisë së Kosovës si i dyshuar për dallavere me vota kanë përfunduar zyrtarja e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe Flamur Kuçi, i biri i kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçit, ka reaguar ky i fundit.
Kuçi në një postim në Facebook ka shpërndarë disa fotografi, ku shihet së bashku me kreun e AAK-së dhe përkrahës të AAK-së.
“Kafen e mengjesit në Junik, me Liderin Ramush Haradinaj, e shumë miq e kolegë të respektuar Junikas ! Jemi bashkë gjithmonë. Bashkë do fitojmë”, ka shkruar ai në Facebook.