Vjedhje në Novobërdë – hajnat marrin 50 euro, boca të plinit dhe pajisje kuzhine

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në periudhën 5-10 nëntor në Novobërdë.

Persona të panjohur kanë thyer derën e një objekti dhe një objekti përcjellës, duke marrë rreth 50 euro para të gatshme, dy boca të plinit dhe disa pajisje të kuzhinës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/

Read Previous

Konfirmohet se i plagosuri dje në Fushë Kosovë është zyrtar policor, i njëjti ishte kalimtar rasti

Read Next

Shkupi ndër pesë qytetet me ajër më të ndotur në botë