Vjedhje në një xhami, hajnat marrin paratë nga arka e bamirësisë

(FOTO: Eurolinda Zenelaj)

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Gumnasellë të Lipjanit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një burrë është ankuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë, ku kanë vjedhur një kasafortë në të cilën gjendeshin para të bamirësisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /KosovaPress/

Read Previous

A do të largohet nga Barcelona? Flet Xavi

Read Next

Peach: Sulmi në Banjskë, incident i rëndë, policia u tregua profesionale