Vjedh dy vetura, vet-aksidentohet dhe lëndon një polic duke ikur

Një person është arrestuar për vjedhjen e dy veturave dhe sulmë ndaj personit zyrtarë në rajonin e Pejës.

Sipas Policisë, më datë 01 shkurt, rreth orёs 00:40, patrolla e nёnstacionit Policor nё Groazhdec nё njё pikё kontrolli ka dhёnё shenjё qё tё ndalohet njё veture tё tipit VË toruan, i njëjti nuk iu ёshtё ndalur Policisё dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe. Policia ka vazhduar ndjekjen e kёsaj veture, pas pak vetura ёshtё futur nё njё vend punim nё fshatin Gorazhdec-Pejё, tё dyshuarit kanё braktisur veturën dhe kanё ikur nё kёmbё nё drejtim tё panjohur. Vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se ёshtё raportuar e vjedhur nё qytetin e Prishtinёs.

E në orët e mëngjesit, derisa është raportuar për një veturë të vjedhur nё fshatin Kёrstoc të Pejёs, Policia ka marrё masat e duhura pёr ta arrestuar personin e dyshuar, ku nё fshatin Grabanicё-Klinё, ka dhёnё shenjё pёr ndalim veturёs sё tipit VË Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk ёshtё ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe nё drejtin tё Prishtinёs.

Policia sqaron se iu ёshtё vёnё pas, pasi qё i dyshuari ka arritur nё fshatin Dollc-Klinё, ёshtё vetёaksidentuar. I dyshuari me inicialet D.D, i lindur në vitin 1999, ёshtё arrestuar nga Policia dhe i njëjti gjatё arrestimit ka sulmuar Policёt tё cilёt kanё pёsuar lëndime trupore.

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48 orё./KosovaPress

Read Previous

​6 viktima dhe 313 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Read Next

​Lloji i ri i koronavirusit të Afrikës së Jugut në Britaninë e Madhe