VIDEO/ Parketi i NBA kthehet në arenë boksi, kapje prej fyti për një faull të panevojshëm

Pamje të pabesueshme pushtuan parketin për 15 sekonda para përfundimit të ndeshjes në Sacramento mes Kings dhe Bucks.

Ndërsa gjithçka ishte vendosur dhe Giannis Antetokounmpo thjesht priste të rifillonte kohëmatësi, Lyles i shkaktoi atij një faull të panevojshëm dhe relativisht të rëndë në qendër të fushës dhe më pas e shtyu pa asnjë arsye superyllin grek.

Brook Lopez u përfshi për të kërkuar shpjegime për këtë veprim nga lojtari i Kings dhe Lyles e shtyu duke e kapur nga fytyra. Lojtari i Bucks ka reaguar më pas ashpër duke bërë që parketi të kthehej në një përleshje. Menjëherë të gjithë u futën në mes për t’i ndarë, ndërsa kur u qetësua situata, të dy lojtarët u përjashtuan nga ndeshja./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Gjermani, sulmet ndaj gazetarëve arritën nivel rekord në vitin 2022

Read Next

Pentagoni kërkon nga Kongresi amerikan plot 842 miliardë dollarë për armë bërthamore, nëndetëse dhe luftë hapësinore