Vetura ka qëndruar në diell gjithë ditën? Mund ta ftohni për 10 sekonda

Të hysh në një makinë të nxehtë përvëlues jo vetëm që është shumë e pakëndshme, por gjithashtu mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

Nuk ka rëndësi nëse keni aparat për ajër të kondicionuar apo jo, ky truk do t’ju ndihmojë që për afërsisht dhjetë sekonda ta freskoni veturën që ka qëndruar në diell.

Ata që e kanë provuar këtë metodë thonë se ajo ul temperaturën në automjet me rreth 10 gradë, transmeton Telegrafi.

E vetmja gjë që duhet të bëni është:

Ulni dritaren anësore të pasagjerit dhe mbyllni derën.

Hapni dhe mbyllni derën e shoferit.

Gjithashtu, është mirë të vendosni disa materiale pambuku në ulëse, veçanërisht nëse ato janë prej lëkure – në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për t’u ulur mbi to, sepse nuk do të jenë aq nxehta.

Timoni është mirë të jetë i kthyer anash kur parkoni, kështu që kur të ktheheni dhe ta vendosni në pozicionin fillestar, pjesa më e rëndësishme (aty ku i vendosni pëllëmbët) do të jetë e ftohtë.

Për më tepër, përpara se të largoheni nga makina, vendosni një mbulesë në kutinë e marsheve, mbase një çorape të vjetër, kështu që nuk do të jetë aq nxehtë kur të hysh përsëri në veturë.

Read Previous

Hakerat po përdorin njerëzit për t’u bërë të pasur me kripto

Read Next

Myshteriu zemërgjerë, i lë restaurantit 16 mijë dollarë bakshish