Vetëm 200 mijë euro rritje të investimeve të huaja direkte në Kosovë gjatë vitit 2023

Investimet e huaja direkte në Kosovë, sipas Bankës Qendrore, kanë arritur në 612.7 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2023.

200 mijë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022 ku shuma totale kishte arritur shifrën 612.5 milionë euro.

Vetëm në shtator të këtij viti në Kosovë investimet e huaja direkte kanë kapur shifrën e 98.7 milionë euro.

Në shtator të vitit të kaluar shuma e investimeve të huaja ishte 102.7 milionë euro.

Në shtator, Gjermania ka kontribuar me volumin më të lartë të investimeve të huaja në Kosovë, prej 24 milionë euro.

Pas Gjermanisë, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, Zvicra është në vendin e dytë me 14.8 milionë euro investime të huaja. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjermania: Paqja e qëndrueshme nuk është e mundur nëse Hamasi ende mund të kryejë sulme

Read Next

​Vitia: 550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë