Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në mes dy veturave që kanë qenë në lëvizje në Korroticë të Ulët të Drenasit.
Vdekjen e Q.Th – 26 vjeç dhe L.P – 45 vjeç, e kanë konstatuar ekipet mjekësore.
Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 16:00 në Korroticë të Ulët, kanë mbetur të lënduar rëndë 6 persona, prej tyre dy kanë vdekur.
Dy gratë që nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra në aksident ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas.
Sipas Policisë së Kosovës, aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit/kallxo.com