Vdes dyvjeçari, u rrëzua në shkallët e shtëpisë

Një fëmijë dyvjeçar nga fshati Bokshiq i Pejës është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës nga prindi i tij.

Ky i fundit ka thënë në polici se djali i tij ka rënë nga shkallët e shtëpisë.

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten mbrëma Policia e Kosovës ka filluar hetimet.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Read Previous

Shi i madh e vërshime në Australi, pësojnë edhe kafshët

Read Next

Gjurmëve të muzikës, nga Kati Zhubi – Pjesa e tretë