Gjatë ditës së djeshme tragjikisht humbën jetën tre fëmijë të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi një objekt u shemb gjatë kohës që ata ishin brenda objektit të pabanuar.
E sot janë hapur të pamet për këta tre te rinjtë në shtëpitë e tyre.
Për mediumin tonë ka folur baba i të ndjerit, Ideal Ramës, i cili ishte 16 vjeç, Imer Rama. Ai tha se është rast tragjik dhe djali i tij Ideali ishte në të njëjtën klasë me të ndjerin tjetër, Ramë Mehmeti dhe ashtu siç kanë qenë të pandashëm ashtu dhe humbën jetën.
Një banor tjetër tha se objekti ka qenë shitore e ndërtuar në vitet e ‘80-ta dhe kohët e fundit ka qenë i dëmtuar.
Varrosja e tre të rinjve do të bëhet pasi trupat të sillen nga obduksioni.