Në qendrën e vaksinimit përveq vaksinave anti-covid, janë duke u administruar edhe vaksinat për gripin sezonal. Sasia e rezervuar për këtë sezon është 8000 doza. Deri më tani janë imunizuar 2218 persona mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.
Gjatë kësaj vizite ne hasëm edhe qytetarë duke u imunizuar me vaksinën kudër gripit sezonal e të cilët pohuan se vakasina ju ndihmon që sezonën e dimrit ta kalojnë pa u prekur nga ky grip.
Ndërkohë për vaksinën anti-covid ka rënë interesimi i qytetarëve për tu imunizuar. Doktoresha në këtë qendër tha që aktualisht interesimi është më i shtuar për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeç se sat ë grupeve tjera.
Vaksinat e gripit sezonal kanë afat deri në prill të vitit 2022, dhe mjekët në këtë qendër ftojnë të gjithë qytetarët të imunizohen.