Çmimet e derivateve vazhdimisht janë në luhatje. Që nga hera e fundit që televizioni Syri ka raportuar ato kanë shënuar rritje. Sa i përket naftës, çmimi më i lartë sot në disa pika të shitjes që ne i vizituam, ishte 1.67 euro për litër. Për benzinën çmimi më i lartë sot ishte 1.49 euro për litër ndërsa më i ulëti 1.47 euro për litër. Ndërsa gazi natyror shitej me çmimin e njejtë 0.95 euro për litër. Qytetarët këto çmime po i konsiderojnë si shumë të larta
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës kohë më parë ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë. Këtë vendim Qeveria thotë se e ka marrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve. Sipas vendimit të Qeverisë obligohen gjitha deponitë e pikat e shitjes së naftës të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 për qind të kapaciteteve të tyre deponuese për qëllimeve të rezervave emergjent.