Vazhdon qarkullimi i parave false në Kosovë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë që janë raportuar në komunat Prishtinë, Prizren dhe Vushtrri.

Të tria rastet janë raportuar në polici nga zyrtarë të bankave.

Paratë që dyshoheshin që janë të falsifikuara janë sekuestruar kurse rastet po hetohen.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Prishtinë 29.04.2024-NN. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka informuar se nga disa  klientë janë deponuar disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar, kurse rasti nën hetime.

Prizren 29.05.2024-10:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga disa klientë janë deponuar monedha të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar, kurse rasti nën hetime.

Vushtrri 29.05.2024-09:55. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka informuar se nga një klient janë deponuar një shumë të hollash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar, kurse rasti nën hetime. /Telegrafi/

Read Previous

Gërvalla: Një luftë tjetër në Ballkan do të ishte e mirëpritur nga Rusia

Read Next

Euro 2024, Armando Broja: Kemi grupin më të vështirë, por ne do të bëjmë maksimumin