Vazhdon dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sot në këtë forum do të flas presidenjta Vjosa Osmani. Ajo merr pjesë në panelin me të rinj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të flas në këtë forum.

Ndryshe në këtë forum, dje ka pas një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Personalitete tjera në që marrin pjesë këtë forum janë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj. /RTK/

Read Previous

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Read Next

Sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit?