Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York, të hënën kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, përmes të cilit Universiteti do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë të Kosovës drejt zbatimit të suksesshëm të Strategjisë së Energjisë (e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend) përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike, raporton Ekonomia Online.
Universiteti “Columbia” mbështet Ministrinë e Ekonomisë në zbatimin e strategjisë së energjisë