Java nis me protestë në QKUK: Punëtorët zbrazin zyrat dhe mbushin korridoret

Java në QKUK ka nisur me një protestë. Administrata dhe shërbimet teknike në QKUK kanë filluar protestën që në orët e para të ditës së sotme. Shkak për këtë është ulja e pagave me ligjin e ri të pagave.

Punëtorët e administratës dhe shërbimeve teknike në QKUK kanë zbarazur zyret dhe kanë mbushur korridoret si shenjë proteste ndaj uljes së pagave.

Kjo nuk do të jetë protesta e vetme sot në QKUK.

Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së nga ora 10:30./EO/

Read Previous

Vrasja në Tiranë/ Ky është pronari i dënuar për armë

Read Next

Universiteti “Columbia” mbështet Ministrinë e Ekonomisë në zbatimin e strategjisë së energjisë