Është paralajmëruar se në Kosovë do të bëhet ulja e çmimit të derivateve.
Kjo sipas ekspertit të ekonomisë Safet Gërxhaliu, do të ketë efekt zinxhiror.
Gërxhaliu tha për Klankosova.tv se në afat prej deri pesë muaj do të ketë ulje të çmimeve të produkteve.
“Ulja e çmimit të naftës do të ketë një efekt zinxhiror pozitiv. Sepse ne e dimë që për prodhimin e shumë produkteve bazë është nafta. Nga tre deri në pesë muaj efekte do të vërehet edhe në uljen e çmimit të produkteve”.
Ai theksoi se pandemia ka sjell një krizë spekulative të çmimeve dhe jo se ka mungesë të produkteve.
“Ne kemi paralajmëruar se pandemia do të sjell një krizë. Por, kjo krizë është një krizë spekulative e çmimeve, dhe jo për shkak se ka mungesë të produkteve”.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, tha se rënia veçse ka filluar por kjo rënia do të vërehet nga java e ardhshme.
Berjani tha se deri në fundin e vitit çmimet do të jenë ato siç kanë qenë në muajin shtator.
“Rënia ka filluar e çmimeve të naftës. OPEC-u ka njoftuar se rënia e çmimit të naftës do të bëhet nga janari, por tek vërehet qysh tash një rënie e lehtë. Deri fundin e vitit do të jenë sikur më parë ashtu siç ka qenë në muajin shtator diku 1.15-1.16 euro për litër”.
E Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportuesve Rrugor tha për Klankosova.tv se nuk ka pasur rritje të çmimit të biletave edhe pse çmimet e naftës ishin rritur.
“Nuk ka pasur ngritje të çmimit të biletave për t’i ulur ato. Ngritjet kanë qenë individuale nga dy apo tri kompani, por ngritje nuk ka pasur nga ana e shoqatës”.
Akualisht çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.18 deri 1.27 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.
/KlanKosova/