Ujë Rugove bëhet uji zyrtar i të gjitha aktiviteteve të Federatës së Sportit Shkollor

Korporata Rugove ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes së sponsorizimit me
Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.
Ujë Rugove po vazhdon të prek në çdo vend ku ka sport, por edhe aktivitete të ndryshme rinore
dhe kulturore.
Pas shumë marrëveshjeve me klube dhe institucione të ndryshme, Korporata Rugove ka
nënshkruar marrëveshje edhe me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës, ku
Ujë Rugove bëhet uji zyrtar i të gjitha aktiviteteve.
Është vet faqja zyrtare e Korporata Rugove, e cila ka konfirmuar marrëveshjen me anë të një
postimi në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Korporata Rugove:
Jemi krenarë të shpallim nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit mes Korporatës Rugove
dhe Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës!
Me këtë bashkëpunim të frytshëm, Uji Rugove bëhet uji zyrtar i të gjitha aktiviteteve të
Federatës së Sportit Shkollor në gjithë Kosovën.
Federata e Sportit Shkollor është një ndër federatat kryesore dhe më kredibile të Republikës së
Kosovës, që udhëheq me autoritetin e vet organizimin e garave sportive në sistemin
parauniversitar.
Me një sistem shumë të mirë organizativ dhe të rrjetëzuar nëpërmjet shoqatave të pedagogëve
të edukatës fizike në të gjithë territorin e Kosovës, Federata siguron një organizim të
shkëlqyeshëm dhe përfshirjen maksimale të nxënësve të të gjitha shkollave.
Federata e Sportit Shkollor ka disa aktivitete të listuara në kategori të ndryshme, duke përfshirë
aktivitete të rregullta dhe programe shtetërore, që synojnë promovimin dhe nxitjen e aktivitetit
sportiv në mes nxënësve të shkollave të Kosovës.

Vetëm vitin e kaluar, numri i pjesëmarrësve në aktivitetet e rregullta, ka shkuar deri në shifrën
impresionuese prej 65,000.00 fëmijësh, e këtë vit pritet të rritet edhe më shumë falë
programeve “Sport në Shkolla” dhe “Drejt Malit”
Marrëveshja është nenshkruar nga Drejtori i Marketingut i Korporatës Rugove, Dëfrim Puka dhe
Kryetari i Federatës së Sportit Shkollor, Adrian Telaku
Bashkë do të shkojmë përpara në mbështetje të talenteve të rinj dhe aktiviteteve sportive në
shkolla!

Read Previous

Nxirret trupi i pajetë i kroates që humbi jetën në Majën e Jezercës, ende të bllokuar turistë të tjerë

Read Next

Banka Botërore: Inflacioni në Kosovë do të ngadalësohet në 3%