UEFA publikon renditjen e re për klube

UEFA ka publikuar renditjen e re për klubet evropiane, derisa nuk mungojnë befasitë.

Shtëpia e futbollit evropian ka bërë të ditur se Manchester City vazhdon të jetë klubi më i mirë në kontinentin e vjetër, ndërsa pozitën e dytë e ka ruajtur edhe Bayern Munichu.

Nuk është befasi që Chelsea ka rënë nga vendi i tretë në tetin duke e krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa aty tashmë gjendet Real Madridi.

Rënië ka edhe Liverpooli, por jo edhe aq të ndjeshme, pasi nga vendi i katërt ka rënë në të pestin.

Një rënie më drastike ka pësuar Juventusi, që nga vendi i tetë sezonin e kaluar, ka rënë në të 16-in.

Më poshtë mund të shikoni renditjen për këtë sezon dhe sezonin e kaluar, për t’i parë edhe ju rëniet dhe ngritjet në renditje e UEFA-s. /Telegrafi/

Foto: Renditja për sezonin aktual, 2023/24
Foto: Renditja për sezonin 2022/23

Read Previous

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Read Next

Kurti pret në aeroport Varadkar – kryeministrin e parë irlandez që viziton Kosovën