Trump njofton se do të ndërpresë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se kishte ndërprerë diskutimet tregtare me Kanadanë.

Ai ka përmendur një taksë kanadeze të ardhshme mbi ofruesit e shërbimeve dixhitale, përfshirë ata me seli në SHBA.

Në një postim në Truth Social, Trump iu referua Kanadasë si “një vend shumë i vështirë për të tregtuar”.

Veç kësaj, ai tha se taksa e saj mbi firmat e teknologjisë – pagesa e parë për të cilën duhet të bëhet të hënën – “është një sulm i drejtpërdrejtë dhe i hapur ndaj vendit tonë”.

“Bazuar në këtë taksë të shëmtuar, ne po i ndërpresim TË GJITHA diskutimet mbi Tregtinë me Kanadanë, me efekt të menjëhershëm”, theksoi ai.

“Ne do ta njoftojmë Kanadanë për Tarifën që ata do të paguajnë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda periudhës së ardhshme shtatë ditore”.

Kanadaja është partneri i dytë më i madh tregtar i SHBA-së. /Telegrafi/

Read Previous

Ardon Jashari, talenti shqiptar në shënjestrën e Milanit

Read Next

Anijet pranë Ngushticës së Hormuzit ka disa ditë që po transmetojnë mesazhe të pazakonta