Troja Bicurri, 12-vjeçarja nga Gjakova ka prekur zemrat e publikut me prezantimin e saj në natën e dytë të audicioneve të X Factor.
Ajo performoi një këngë nga James Blunt, ‘Monsters’:
“Me këtë këngë babi kujton gjyshin i cili është vrarë nga forcat serbe në luftë”.
Troja nuk mori ‘PO’ vetëm nga juria për talentin e saj, por nga gjithë shqiptarët që në çdo moment sensibilizohen dhe janë të ndjeshëm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
/tvklan.al