Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Këtë policia e ka bërë të ditur përmes raportit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.
Një tjetër rast është raportuar edhe në Fushë Kosovë, për sulm fizik ndaj prindërit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”.
Edhe rasti tjetër është thënë se ka ndodhur në Fushë Kosovë për shkak të një mosmarrëveshje me bashkëshorten.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte tërhequr nga duart dhe i kishte kërkuar të dalë nga shtëpia bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.
Gjithashtu është njoftuar se policia ka arrestuar një person në Drenas, pasi që të njëjtit i janë sekuestruar 10 gram substanca narkotike të llojit kokainë, 1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore dixhitale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit që i është bërë nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me një veturë”.
Nga policia është thënë se, “janë gjetur dhe sekuestruar: 10 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, 1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale”.
Kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar nën mbajtje.
Teksa rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Në raportin e policisë janë bërë të ditura edhe tri raste të dhunës në familje. /Albanianpost.com