Infeksioni COVID-19 shkakton një mori ndërlikimesh. Shumë njerëz që janë shëruar nga ky virus, janë ankuar edhe për rënien e flokëve.
Andaj nutricionistja, Rujuta Diwekar, kohët e fundit ka ndarë në Instagramin e saj një video të përmbledhur që shpjegon gjërat që duhen bërë dhe nuk duhen bërë për të parandaluar humbjen e flokëve dhe për të nxitur rritjen e flokëve, shkruan IndianExpress, përcjell Klankosova.tv
“Nëse jeni duke pësuar humbjen e flokëve pas COVID-it, mos u shqetësoni, mos kërkoni në internet duke blerë produkte, ilaçe me përbërje të acidit yndyror omega-3, vitaminë E dhe acid folik. Në vend të kësaj thjesht përdorni produktet që i gjeni në kuzhinën tuaj “, ka thënë Diwekar.
Nutricionistja ka ndarë tri këshilla të thjeshta që ju ndihmojnë me problemet e rënies së flokëve tuaj dhe rigjenerimin e flokëve të rinj:
1. Shtoni një lugë çaji gjalpë në mëngjesin tuaj.
2.Hani nga një “aliv ladoo” çdo ditë.
3. Hani oriz për darkë, ose djathë.
Së bashku me këtë, ndaloni së bërë këto tri gjëra, thotë Diwekar:
1. Mos e anashkaloni mëngjesin tuaj.
2. Mos e hiqni orizin nga dieta juaj.
3. Mos flini vonë.