Tre futbollistë shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Arbër Hoxha ka qenë fantastik në fitoren e Dinamo Zagrebit në udhëtim te Rijeka me rezultat 1-2.

Edhe pse u inkuadrua vetëm në fund të ndeshjes, Hoxha ishte vendimtar për t’i dhënë tre pikët Dinamos dhe për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të, derisa tre minuta më vonë realizoi golin e fitores 1-2.

Falë këtij goli, Hoxha ka zënë vend në formacionin e javës së 33-të në Superligën e Kroacisë nga SofaScore.

Përveç Hoxhës, në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat ka zënë vend edhe mbrojtësi kosovar Bujar Pllana që ishte fantastik në fitoren e Slaven Belupos 4-1 ndaj Goricës.

Ndërkohë në mesfushë vend në formacionin e javës ka zënë edhe mesfushori tjetër shqiptar Enis Çokaj. /Telegrafi/ 

Team of the Week provided by Sofascore

Read Previous

Vedat Muriqi sqaron çështjen e së ardhmes së tij

Read Next

Borrell: Fondet e BE-së duhet të përdoren për të forcuar industrinë ushtarake të Ukrainës