Borrell: Fondet e BE-së duhet të përdoren për të forcuar industrinë ushtarake të Ukrainës

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell, mbrojti sot përdorimin e fondeve evropiane për të forcuar prodhimin ushtarak në Ukrainë.

Para fillimit të Forumit të Industrisë së Mbrojtjes BE-Ukrainë në Bruksel, Borell tha se është e nevojshme të studiohet se si mund të rritet prodhimi ushtarak në Ukrainë me ndihmën e fondeve të BE-së, që do të ishte një nga hapat të integrimit të Ukrainës.

Borrell theksoi se në këtë mënyrë do të përshpejtohej prodhimi dhe do të kurseheshin kostot e transportit. /abcnews.al

Read Previous

Tre futbollistë shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Read Next

SHBA-ja ndan fonde për sigurinë në sinagoga e xhami