Mijëra tifozë janë mbledhur në stadiumin “Anfield” për t’i bërë nderimet e fundit sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me makinë në Spanjë, shkruan Gazeta Sinjali.
Jota, 28 vjeç, dhe vëllai i tij, Andre Silva, vdiqën pasi automjeti i tyre Lamborghini pësoi një shpërthim të gomës dhe përfundoi në flakë në zonën Cernadilla të provincës Zamora, rreth orës 00:30 sipas autoriteteve spanjolle, raporton BBC.
Që nga përhapja e lajmit, jashtë stadiumit janë vendosur lule, fanella, flamuj, shalle dhe mesazhe nga tifozë të pikëlluar.
Një nga ta, John Barlow nga Lancashire – i mbijetuar i tragjedisë së Hillsborough – tha për BBC se ishte “absolutisht i shkatërruar” nga lajmi.