Therja me thikë në Tropojë, autori vetëdorëzohet në polici

Një përleshje me thika ka ndodhur në Tropojë, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor.

Sipas mjekëve të emergjencës në spitalin “Isa Grezda”, i plagosuri është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë, pasi ka pësuar lëndime në gjoks dhe bark.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle për kapjen e autorit, i cili, i pamundur për t’u larguar, është vetëdorëzuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvsyrivision/

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:

Read Previous

Plani operativ “Droni”, policia konfiskon 125 patentë shofer në Gjakovë

Read Next

Trump sërish bën thirrje që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së