Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Afrikës Jugperëndimore, rreth 2,277 kilometra nga qyteti Kejptaun në Republikën e Afrikës së Jugut, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 07:36 të mëngjesit dhe ka pasur një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ishte afërsisht 2,246 kilometra nga qyteti Hermanus në Afrikën e Jugut. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Autoritetet janë në ndjekje të zhvillimeve dhe po vlerësojnë situatën në zonën e prekur.