Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar ryshfet policit, arrestohet në kufi i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari u arrestua në pikën kufitare në Vërmicë, dje rreth orës 18:00.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari ia kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor, në mënyrë që ai ta lejonte të futej në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kërcënoi me thikë familjarët në Prishtinë/ I mituri dërgohet në psikiatri

Read Next

Një e treta e të mbijetuarve të COVID-19 kanë probleme me trurin, tregon një studim