Kërcënoi me thikë familjarët në Prishtinë/ I mituri dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës e ka dërguar në repartin e Psikiatrisë në QKUK një person të mitur, që dyshohet se kërcënoi me thikë familjarët e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari është dërguar në QKUK për t’u hospitalizuar, ndërsa hetimet për këtë rast kanë filluar.

I mituri është prangosur pas mesnate, më 6 prill, në rrugën “Pjetër Bogdani në Prishtinë.

Rasti në Polici është hapur si “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Komunat nuk i përkrahën masat e reja për shkak të dëmeve në ekonomi, kërkojnë angazhimin e inspektorëve shtesë

Read Next

Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar ryshfet policit, arrestohet në kufi i dyshuari