Tentim vrasje në Prishtinë – e gjuajnë me armë derisa ishte duke lëvizur me veturë

Një tentim vrasje ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00 në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me veturë në lëvizje së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe me veturë është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast.

Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale, lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Read Previous

Sot Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Read Next

1 mijë e 359 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë