Sot Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit shënohet më 5 dhjetor.

Kjo ditë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Me këtë rast në Kosovë do të ketë disa aktivitete, të cilat organizohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNICEF dhe UN Volunteers, si dhe Këshilli Rinor Kosovar (KYC) në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt.

Read Previous

Murati për veteranët: Me ligjin e ri do të bëhet verifikimi, që të kenë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim

Read Next

Tentim vrasje në Prishtinë – e gjuajnë me armë derisa ishte duke lëvizur me veturë