Kush është sulmuesi ideal për Barcelonën? Ish-ylli katalunas jep emrin

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe ikona e Olympique Lyonnais, Sonny Anderson, e ka mbështetur Harry Kane të Bayern Munichut si zgjedhjen e tij kryesore nëse klubi katalanas do të kërkojë një qendërsulmues tradicional.

Duke folur në një intervistë rreth asaj se kë do të rekomandonte për të udhëhequr sulmin e Barcelonës në të ardhmen e afër, Anderson tregoi drejtpërdrejt Kane ndërsa vuri në dyshim nëse klubi mbështetet ende në atë profil.

“Nëse Barça po kërkon një qendërsulmues të shkëlqyer, do të thoja Harry Kane”, ka thënë fillimisht Anderson.

“Robert Lewandowski është lojtari i fundit që e kam parë vërtet duke e mbushur atë rol te Barcelona”.

“Aktualisht, nuk shoh një tjetër qendërsulmues me profilin e Kane që do t’i përshtatej lojës së tyre. Mbetet të shihet nëse Barcelona ende ka nevojë për një qendërsulmues të shkëlqyer”, përfundoi Anderson. /Telegrafi/

Read Previous

Si mund të vazhdojë BE-ja ta financojë mbështetjen për Ukrainën?

Read Next

Rritet pasiguria në Zvicër, mbi 54% e punonjësve shqetësohen për vendin e punës