Shiroka-Pula takon Begajn, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Samitit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimin bilateral dhe orientimin strategjik të të dyja vendeve.

Shiroka Pula ka theksuar lidhjet e veçanta mes dy shteteve, të bazuara në histori, gjuhë dhe kulturë, si dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës.

Ajo ka nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian mbeten ndër prioritetet kryesore të vendit, duke vlerësuar përvojën e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe përparimin e saj drejt integrimit evropian.

Presidentja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e koordinimit më të ngushtë dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe ka bërë të ditur se Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë janë duke u zbatuar. /RTKLive

Read Previous

Nju-Jorku njeh zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Read Next

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës