114 vjet pavarësi, 114 dhurata, D&Z shpërndan kuponë falas për karburant
Përderisa Kosova e përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti në Tiranë ku po zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes po kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i njëjti po kritikohet për humbjen e fondeve të BE-së nga Plani i Rritjes.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri thotë se fondet që Kosova nuk arriti t’i përfitojë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, e të cilat pritet t’u shpërndahen vendeve të tjera të rajonit, janë dëshmi e dështimit të Qeverisë e cila udhëhiqet nga Albin Kurti
“Humbjet e fondeve të dedikuara për qytetarët e Kosovës janë një gabim jashtëzakonisht i madh i shumicës që udhëheq sot me Kosovën dhe si rrjedhojë janë duke humbur më shumë investime në shkolla, më shumë investime kapitale dhe më shumë benefite për qytetarët e Kosovës. Pra, këto kanë shkuar”, tha shef i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Kosova ka ende një afat kohor deri më 31 dhjetor për të përmbushur disa nga obligimet që lidhen me Planin e Rritjes.
Kurti ka thënë se zgjedhjet e përsëritura e kanë ngadalësuar ritmin e reformave në Kosovë, por ka theksuar se me stabilitetin institucional është përshpejtuar dinamika e tyre. /tvklan.al

