Gjatë vikendit që lamë pas është mbajtur turneu ‘Detski Tenis 2021’ për kategorinë ROG në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Të shtunën dhe të dielën, me 11 e 12 Shtator në Shkup u mbajt turneu ‘Detski Tenis 2021’, për kategorinë ROG nga KT ITCM (International Tennis Center Macedonia) në bashkëpunim me FTM-në. Eli zuri vendin e parë me 4 fitore pa asnjë humbje duke mbledhur më së shumti pikë dhe duke zënë vendin e parë në kategorinë RED. Morihei zuri vendin e dytë në një konkurencë prej 23 garuesve në kategorinë ORANGE të këtij turneu duke luajtur dy ditë me radhë.