Të shtunën dhe të dielën, me 2 e 3 Tetor në Shkup u mbajt turneu ‘Detski Tenis 2021’, për kategorinë ROG nga KT FAN në bashkëpunim me FTM-në. Pjesëmarrës në të ishin edhe tenistët nga Gjakova.
Ata u kujdesën që të kthehen në vendlindje me fitore:
Morihei Duraku – FITUES, vendi i parë në kategorinë ORANGE për herë të parë në Maqedoni. Eli Duraku – FITUES, vendi i parë në kategorinë RED për herë të tretë në Maqedoni.
Në mesin e 6 tenistëve më të mirë në kategorinë ORANGE, tre prej tyre ishin shqiptarë, Hana Veseli – vendi i tretë, Heron Ajeti – vendi i tretë dhe Morihei Duraku – vendi i parë.