Temperaturat e larta qytetarët po i kalojnë përskaj brigjeve të lumenjve

Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë po ndikojnë që  qytetarët të gjejnë ambiente për t’u freskuar sidomos përskaj brigjeve të lumenjve. Përkunder investimeve që janë bërë nga komuna në lumin e Erenikut përkatësisht në zonën e fshatit Guskë, ka qytetarë të pandërgjegjshëm që po mundohen t’i japin imazh jo të mirë kësaj hapësire relaksuese, duke hedhur mbeturina dhe duke bërë grafite jo të mira, ku edhe kritika e qytetarëve ishte e pranishmë pasi që sipas Faruk Qarkaxhisë i cili ishte me familje në këtë lumë ka thënë se mbeturinat dhe papastërtia kanë zënë vend kudo dhe ska mbet gjë tjetër vetem se të qendrojmë në shtëpi

Investimi dhe kujdesi duhet të jetë më i madh pasiqë në këtë zonë shumë qytetarë gjejnë freski dhe kohë për tu relaksuar u tha mes tjerash nga familjarët që kishin zgjedhur ta kalonin vikendin në këtë mjedis.

Read Previous

Kontinierët e mbeturinave brenda qytetit të Gjakovës, të stërmbushur

Read Next

Këtë vit shënohet 70 vjetori i garave tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshajit