Këtë vit shënohet 70 vjetori i garave tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshajit

Këtë  të dielë shënohet 70 vjetori i garave tradicionale të kërcimeve nga  Ura e Fshajtë përskaj brigjeve të lumit Drin. Ndonëse po bëhen 7 dekada të këtij sporti unik, për Kosovën, nuk ka përkrahje të mjaftueshme për këtë aktivitet, që shpesh ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Florid Gashi, ish kampion dhe kryetar i klubit njofton se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që nesër adhuruesit e këtij sporti të shohin kërcime sa më të mira në të dy kategoritë, dallëndyshe dhe në këmbë.

Gashi nuk heziton të ftojë të gjithë ata që për vite me radhë kanë përcjellur këto gara, të vijnë të dielën në Urën e Fshajtë.

Vlen të theksohet që garues nga Gjakova shpesh janë ftuar të marrin pjesë edhe në gara të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu edhe vet Gashin i cili nuk mori pjesë në kërcimet nga ura Mostarit të Bosnje-Hercegovinës, vitin e kaluar, për shkak të mos paisjes me vizë. 70 vjetori i garave të kërcimeve nga Ura e Fshajt do të duhej të mbahej vitin e kaluar, mirëpo për shkak të mos respektimit të masave të pandemisë kjo garë ishte anuluar.

Read Previous

Temperaturat e larta qytetarët po i kalojnë përskaj brigjeve të lumenjve

Read Next

Rritje e rasteve të dhunës në familje në Gjakovë