Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:50, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave. I dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e plagosur atë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është larguar dhe ndodhet në arrati. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”. /RTKLive

Read Previous

Ndalet një person, në automjetin e tij u gjetën 11 migrantë

Read Next

Shqipëria mes vendeve me më pak persona obezë në Evropë