Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person
Policia ka ndaluar një person në rrugën Pasion–Muçibabë, i cili dyshohet se po transportonte migrantë në mënyrë të kundërligjshme.
Rasti ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 00:20, kur i dyshuari, mashkull, është ndaluar duke drejtuar një automjet, brenda të cilit janë gjetur 11 emigrantë.
Me vendim të prokurorit, për rastin është njoftuar Njësiti për Migrim, ndërsa automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në Terminalin Doganor.
Pas intervistimit, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet si “Kontrabandim me migrantë”. /KosovaPress/